Bekim Jashari: Ushtria e Kosovës, jetësim i amanetit të shumë gjeneratave!
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka thënë se gjaku i heronjve të UÇK-së, sakrifica shumëvjeçare, angazhimi i secilit për të kontribuar në shtetndërtim, si dhe mbështetja e miqve ndërkombëtarë janë finalizuar sot me votimin në Kuvend për Ushtrinë e Kosovës.
Ai ka thënë se formimi i Ushtrisë së Kosovës është jetësim i amanetit të shumë gjeneratave.
“Gjaku i derdhur i shumë heronjve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sakrifica shumëvjeçare, angazhimi i secilit të kontribuojë në shtetndërtimin e Kosovës, si dhe mbështetja e miqve tanë ndërkombëtarë, u finalizuan me votim në Parlamentin e Kosovës, për Ushtrinë e Kosovës. Jetësim i amanetit të shumë gjeneratave! Urime të gjithëve!”, ka shkruar Jashari në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/