Bekim Jasharin apo Sami Lushtakun, cilin mbështet Daut Haradinaj?

23 korrik 2021 | 23:56

Kandidati i AAK-së për Prishtinën, Daut Haradinaj, i ftuar në Blic Interview me Astrit Gashin ka folur rreth prioriteteve të  tij për Prishtinën.

I pyetur nga gazetari Gashi edhe për qeverisjen lokale dhe si qëndon AAK-ja në Skënderaj, Haradinaj, tha se nuk janë shumë mirë në këtë qytet.

Haradinaj në pyetjen se cilin mbështet në këtë komunë mes Bekim Jasharit dhe Sami Lushtakut, ai u përgjigj kështu.

“Unë personalisht mendoj që duhet të mbështetet Bekim Jashari dhe nuk e vendosi në asnjë moment në peshore kontributin e madh që ka dhënë familja Jashari dhe Bekim Jashari pa ia mohu punën dhe meritat Sami Lushtakut” deklaroi ai raporton Gazeta Blic.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ideja si ide ekziston dhe realizimi i saj konsiderohet. Ajo…