
Bekim Jupa emërohet zëvendësministër
19 prill 2018
| 12:26
Qeverisë së Kosovës i është shtuar edhe një zëvendësministër. Bekim Jupa zyrtar i lartë i Degës së Partisë Demokratike (PDK) në Gjakovë, është emëruar të enjten zëvendësministër i Tregtisë dhe Industrisë (MTI).
Jupa është edhe asamblist i PDK-së në Kuvendin Komunal të Gjakovës, ku gjatë zgjedhjeve të fundit lokale ai ka dalë si kandidati më i votuar i kësaj partie në këtë komunë.