Bekim Lestrani zgjedhet kryesues i Kuvendit Komunal të Drenasit
13 shtator 2024
| 13:04
Asamblisti Bekim Lestrani është zgjedhur kryesues i Kuvendit Komunal të Drenasit.
Lajmin e ka bërë me dije kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.
“Ditë e mirë në Kuvendin e Drenasit. Pas një procesi zgjedhor në pajtim me ligjin, me 17 vota nga 31 asamblistët e Kuvendit të Drenasit, është zgjedhur kryesuesi i ri i Kuvendit, Bekim Lestrani. Bekimit i uroj punë të mbarë dhe ofroj bashkëpunim të plotë si kryetar dhe qeverisje ekzekutive. Pengesat disa mujore për funksionimin e Kuvendit u hoqën, vazhdojmë me qeverisjen e shkëlqyer në komunën me qytetarët e shkëlqyer!”, ka shkruar Lladrovci në “Facebook”.