
Bekim Millaku, ushtrues i detyrës së drejtorit të AKK-së
27 mars 2019
| 13:17
Komisioni i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës (AKK) ka zgjedhur Bekim Millakun si ushtrues i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të këtij autoriteti.
Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Autoriteti Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi nëpërmjet llogarisë së vet në “Facebook”.
“Miq të dashur, Komisioni i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës zgjodhi u.d drejtorin e Përgjithshëm të AKK-së, z. Bekim Millaku. Na pret një punë e madhe”, ka shkruar Prestreshi.
/Epoka e re/