![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/08/ramosaj.jpg)
Bekim Vishaj dorëzon mandatin e drejtori të Arsimit në Deçan, Malaj zë vendin e tij
26 gusht 2022
| 14:10
Drejtori i deritanishëm i Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Deçanit, Bekim Vishaj, ka dorëzuar mandatin në këtë pozitë dhe në vend të tij kryetari Bashkim Ramosaj ka emëruar Zeqë Malaj.
“Drejtorin Bekim e uruam për përkushtimin dhe punën e palodhshme gjatë tërë mandatit të tij, për të vazhduar kontributin në fushën e Trashëgimisë Kulturore, ndërsa Zeqës i urojmë suksese në pozitën e re”, ka shkruar Ramosaj në llogarinë e vet në “Facebook”.