Bekteshi vazhdon karrierën në Norvegji

17 shkurt 2022 | 11:24

Ish-mbrojtësi i Gjilanit dhe Prishtinës, Leotrim Bekteshi ka arritur marrëveshje me skuadrën IF Mjondalen, që garon në ligën e dytë në Norvegji. Këtë e ka bërë publike edhe klubi, duke prezantuar lojtarin në rrjetet sociale.

Bekteshi, së fundi, ishte pjesë e FC Prishtinës, me të cilën doli kampion si dhe përfaqësoi klubin në garat evropiane. Ai ka qenë pjesë e Gjilanit dhe Besës në futbollin kosovar.

30-vjeçari është larguar nga Kosova, për t’iu bashkuar gruas së tij, e cila prej vitesh jeton në Norvegji.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me intonimin e himnit shtetëror, ka filluar seanca e jashtëzakonshme…