
Belgin Jashari e rrëfen në detaje rastin e sulmit fizik: Ti ma*****, duhet me dal me mbledh hekra
Futbollisti i ri, Belgin Jashari u sulmua fizikisht në një ndeshje futbollit të grupmoshave U15 gjatë fundjavës së kaluar.
Ai në një rrëfim për emisionin “Favorit” në T7 e tregoi në detaje rastin.
“Rasti që ka ndodh të dielën javën e kaluar ka ndodh si aksident sepse ka pas tensione mes lojtarëve tonë edhe kundërshtarëve edhe unë se kam ditë që vjen deri qaty, deri te pika që vjen prindi në fushë prej tribunave edhe më msholn shkelm. Se kam prit si gjest. Në momentin që pati tension te lojtarët, unë isha duke i lidh kopaçkat edhe kur e çova kokën lart e pash që ata ishin duke u kap, edhe shkova drejt te ekipi jem edhe më dul 9-shi përpara, kundërshtari që e kemi pas me ta duke lujt edhe më shtyjti edhe po ma bon: çka po don o ma*****. Unë nuk i thash sen, e shtyjta edhe unë, edhe veç kur ka ardh prindi nga prapa edhe më mëshoj shkelm. Jam kthy, po ma bon ti ma*****, duhet me dal me mbledh hekra. Unë veç i kam thënë faleminderit edhe kam qesh. Na largoi referi, trajneri i tyre i bërtitke atij edhe trajneri im vrapoi edhe na largoi si ekip. Edhe ja ka fillu ndeshja apët njëjtë. Në pjesën e dytë më ra një korner me krosu edhe ai mu afru afër tribunave edhe më tha: ju ma**** nuk jeni për sen, i thash faleminderit njëjtë edhe qesha. Më pas e murr një prind e largoi”, tregoi Jashari.