Belgjika, 12 milionë euro armatim i dërgon Ukrainës
17 shtator 2022
| 09:26
Belgjika në javën e ardhshme do ta furnizojë Ukrainën me mitralozë të kalibrit të madh dhe municione për ta, ka thënë sot Ludivine Dedonder, ministër i Mbrojtjes i Belgjikës.
Paketa e re e ndihmës me vlerë 12 milionë euro do të përfshijë edhe materiale jovdekjeprurëse për sezonin e dimrit: helmeta, pajisje shtesë, pajisje zbulimi. /Epoka e re/