Belgjika dhe Britania përkujtojnë viktimat e sulmeve terroriste
22 mars 2018
| 11:52
Belgjika dhe Britania përkujtojnë sot viktimat e dy sulmeve të ndara, që ndodhën më 22 mars të vitit 2016 dhe 2017.
Tridhjetë e dy persona u vranë dhe mbi 300 u plagosën, në tri sulme të koordinuara në Belgjikë më 22 mars 2016.
Dy sulme ndodhën në aeroportin Zaventem në Bruksel, ndërkaq një në stacionin e metrosë Maelbeek, në qendër të kryeqytetit belg.
Përgjegjësinë për këto sulme e kishte marrë grupi militant Shteti Islamik.
Ceremonia përkujtuese do të mbahet në Zvantem.