Belgjika dominon formacionin e ditës së pestë të ‘Rusia 2018’
Për dallim nga dita e katër, dita e pestë në Kampionatin Botëror “Rusia 2018” ka përfunduar pa ndonjë befasi.
Dita e pestë ka filluar me fitoren 1-0 të Përfaqësueses së Suedisë ndaj Koresë së Jugut.
Pastaj ishte koha për spektaklin e Belgjikës ndaj Panamasë, ku belgët fituan me rezultat 3-0.
Dhe në fund Anglia nuk lejoi që të befasohet nga Tunizia dhe fitoi me rezultat 1-2, ndërsa më poshtë keni formacionin më të mirë nga këto ndeshje:
Portier: Cho Hyun-woo (Kore e Jugut).
Mbrojtësit: Mikael Lustig (Suedi), Andreas Granqvist (Suedi), Young-Gwon Kim (Kore e Jugut), Jan Vertonghen (Belgjik).
Mesfushorët: Dries Mertens (Belgjikë), Kevin De Bruyne (Belgjikë), Ferjani Sassi (Tunizi), Eden Hazard (Belgjikë).
Sulmuesit: Romelu Lukaku (Belgjikë), Harry Kane (Angli).