Belgjika e treta në Botëror
14 korrik 2018
| 18:02
Belgjika ka fituar ndeshjen e vlefshme për vendin e tretë në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.
Belgët fituan 2 me 0 ndaj Anglisë në ndeshjen për vendin e tretë.
Thomas Meunier dhe Eden Hazard shënuan golat për këtë fitore të belgëve.
Finalja e Botërorit zhvillohet të dielën. Takohen Franca me Kroacinë.