Belgjika emëron trajnerin e ri
08 shkurt 2023
| 11:05
Trashëgimtari i Roberto Martinez, i cili u largua nga drejtimi i Belgjikës, pas dështimit në Kupën e Botës “Katar 2022”, është Domenico Tedesco.
Trajneri 37-vjeçar, i shkarkuar nga Leipcigu në shtator, do të drejtojë De Brujnen dhe shokët e tij deri në Kampionatin Evropian të vitit 2024.
Tedesko ka drejtuar në karrierën e tij 251 ndeshje dhe ka arritur të marrë 132 fitore, 46 barazime dhe 73 humbje.