Belgjika mposhti Kazakistanin
13 tetor 2019
| 17:25
Belgjika ka vazhduar serinë pozitive në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2020. Belgët arritën fitoren e tetë në po aq ndeshje në grupin I, duke mposhtur 0-2 Kazakistanin.
Michy Batshuayi (21’) dhe Thomas Meunier (53’) shënuan në fitoren e mysafirëve. Kujtojmë se Belgjika e siguruar plasmanin në finalet e “Euro 2020”.
Në anën tjetër, Kazakistani tubon vetëm 7 pikë dhe nuk ka asnjë gjasë për të shkuar më tutje.