Belgjika në çerekfinale të ‘Euro 2020’
Kombëtarja e Belgjikës është kualifikuar në çerekfinale të Kampionatit Evropian “Euro 2020”.
Në “Estadio de La Cartuja”, Belgjika e mposhti Portugalinë me rezultat minimal 1-0. Tre minuta pa përfunduar pjesa e parë e ndeshjes, Thorgan Hazard realizoi një gol të bukur për 1-0.
Portugalia pati një rast të mirë, kur Cristiano Ronaldo provoi nga gjuajtja e lirë por topi u devijua nga portieri Thibaut Courtois.
Në pjesën e dytë Belgjika u rikthye në mbrojtje dhe me shumë është foksuar në kundërsulme, derisa Portugalia u mundua me të gjitha forcat të barazoi rezultatin, por pa sukses. Duhet cekur se portugezët e goditën edhe shtyllën pingule, por assesi nuk e gjetën golin e barazimit.
Belgjika më 2 korrik në çerekfinale do të përballet me Italinë.
/Epoka e re/