Belgjika përballet me ndërprerje të energjisë elektrike pas mosfunksionimit të reaktorëve nuklear

02 nëntor 2018 | 16:13

Plane emergjente po bëhen për shtëpi, rrugë dhe industri pasi që vendi po humb rreth 40% të furnizimit me energji elektrike

Një mbyllje e detyrueshme e një reaktori nuklear nëtermocentral gjatë dimrit mund të konsiderohet si fatkeqësi. Mirëpo, mbyllja e shtatë prej tyre, që mbulon 40 % të furnizimit me energji elektrike po konsiderohet problematike për Belgjikën.

Një plan emergjent është bërë, sipas të cilit dritat e autostradës do të ndalen, prodhimi industrial do të pezullohet dhe do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike për 3 orë për shtëpitë në mbarë vendin, nëse në muajt e ardhshëm temperaturat ulen dhe kërkesa për rrymë do të tejkalojë furnizimin me energji elektrike që tashmë veçse është i kufizuar, shkruan gazeta “The Guardian”.

Banorët janë paralajmëruar që faturat do të rriten, pavarësisht që janë sugjeruar që duhet ta kursejnë energjinë elektrike.

Kriza ka ardhur nga problemet në centralin bërthamor “ Tihange”, në perëndim të Liezit, duke u mbyllur tre reaktor. Fatkeqësisht, edhe tre nga katër reaktorët në stacionin e dytë të energjisë bërthamore në Belgjikë, janë jashtë punës për shkak të riparimeve të planifikuara.

Termocentrali me gaz, që i përket grupit “Bullgar të Tregut të Energjisë” në Viloorde në veri të Belgjikës, ka filluar të mbushë pjesën e hendekut të furnizimit. Ministri Belg i Energjisë Marie-ChristineMarghem, u tha deputetëve që vendi ka mbulim me energji elektrike për dhjetor, mirëpo situata ende është jo stabile për janar dhe shkurt.

Mirëpo, fati i Belgjikës varet nga parashikimet e motit në vendet fqinje. Një marrëveshje është arritur me Francën për të marrë energji elektrike, mirëpo kjo mund të jetë e pamundur nëse aty do të mbretërojnë temperaturat e ulëta. Gjithashtu, në planin për të marrë energji elektrike prej Gjermanisë, ka probleme teknike.

Kompania që udhëheq centralet bërthamore “EngieElectrabel”, ka lansuar një  kampanjë marketingu, me qëllim që ti tregojë kompanive industriale që ta përdorin energjinë elektrike sa më pak.

Kompania e distribuimit dhe furnizimit të energjisë elektrike “Elia”, ka lansuar një aplikacion ku po i informon banorët e shqetësuar për ndërprerjet energjisë elektrike, kohëzgjatjen dhe informatat tjera rreth kësaj çështje.

Artikulli i “TheGuardian”:

https://www.theguardian.com/world/2018/oct/30/belgium-energy-crisis-nuclear-reactors-shut-down-electricity

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli i skuadrës kampione të Anglisë, Manchester Cityt, Kevin De…