Belgjika pritet të hapë ambasadë në Kosovë
16 maj 2023
| 20:34
Zyra Diplomatike e Belgjikës në Kosovë së shpejti do të ngritët në nivelin e Ambasadës, ka bërë të ditur ambasadori kosovar në kryeqendrën evropiane, Agron Bajrami.
Një hap i tillë, sipas Bajramit, do të thellojë marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Belgjikës.
“Lajm i mrekullueshëm. Zyra Diplomatike e Belgjikës në Kosovë së shpejti do të ngritët në nivelin e Ambasadës së Mbretërisë së Belgjikës në Republikën e Kosovës.
Falemnderit Jeropen Cooreman, që keni ndarë detajet e këtij hapi të rëndësishëm i cili do të thellojë marrëdhëniet tashmë shumë pozitive në mes të Kosovës dhe Belgjikës”, ka shkruar Bajrami në Twitter.