Belgjika publikon listën për ‘Euro 2024’, mbetet jashtë Courtois

28 maj 2024 | 13:36

Trajneri i Belgjikës, Domenico Tedesco e ka ftuar Axel Witsel, i cili kishte paralajmëruar tërheqjen nga kombëtarja, për të luajtur në “Euro 2024” në Gjermani, por jo portierin e Real Madridit, Thibaut Courtois.

“Nuk ka dyshim se ai është një lojtar me cilësi të lartë, i cili ka luajtur shumë minuta tek Atletico Madridi”, ka thënë trajneri italo-gjerman, në Tubize ku shpalli listën me 25 lojtarë, e cila përfshin gjithashtu Kevin de Bruyne (Manchester City), Romelu Lukaku (Roma) dhe Jeremy Doku (Manchester City). Pavarësisht se ka mundësinë për të mbrojtur portën e Real Madridit në “Wembley”, në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Borussia Dortmund, portieri belg nuk do të jetë me “Djajtë e Kuq” në Kampionatin Evropian të kësaj vere.

“Ishte i sinqertë, ishte i qartë. Ai e njeh trupin e tij (…) Informacioni i fundit që kemi është se ai nuk është gati për Evropianin”, ka nënvizoi trajneri. Koen Castels (Wolfsburg) do të jetë portieri startues i Belgjikës në “Euro 2024”, ndërkohë që ky do të jetë kompeticioni i parë i Tedesco si trajner, i cili erdhi në stolin belg pas debaklit të Kupës së Botës në Katar, që iu dha fund gjashtë viteve të ekipit belg nën drejtimin e spanjollit Roberto Martinez.

Lista e të ftuarve të Belgjikës për “Euro 2024”:

Portierë: Casteels, Kaminski, Sels.

Mbrojtës: Castagne, De Cuyper, Faes, Meunier, Theate, Jan Vertonghen, Debast.

Mesfushorë: De Bruyne, O.Mangala, Onana, Youri Tielemans, Vermeeren, Witsel, Vranckx.

Sulmues: Johan Bakayoko, Carrasco, De Ketelaere, Doku, Lukaku, Lukebakio, Openda, Trossard.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDSh-së, Menduh Thaçi nuk ka dhënë ndonjë përgjigje…