Belgjika shkarkon trajnerin
17 janar 2025
| 15:22
Domenico Tedesco nuk është më trajner i Belgjikës. Federata ka vendosur shkarkimin e teknikut italian, për shkak të rezultateve negative të arritura.
“Pas një vlerësimi të detajuar u vendos të mbyllet bashkëpunimi me trajnerin e kombëtares, Domenico Tedesco. Ky vendi u miratua nga Bordi Drejtues. Ka nisur puna për zgjedhjen e trajnerit të ri”, thuhet në njoftimin e Federatës.
Tedesco u emërua trajner i Belgjikës në Shkurt të 2023, por nuk arriti të lërë shenjë. Në Evropian, Belgjika u rendit e dyta në grup me Ukrainën, Rumaninë dhe Sllovakinë, para se të eliminoheshin nga Franca në fazën e 1/16-ve. Ecuria në Ligën e Kombeve, ishte edhe më e dobët, me katër humbje në gjashtë ndeshje.