Belgjika u kritikua pse anuloi kampionatin, UEFA drejt hapave të saj
UEFA ka punësuar Mark Van Rast, një virolog belg të mirënjohur në botë, për këshillim në lidhje me krizën shkaktuar nga koronavirusi, i cili i ka thënë të ndërpresin sezonin menjëherë.
Van Rast është një këshilltar kyç i Federatës Belge të Futbollit, prandaj dhe ishte një nga aktorët që ndikuan në vendimin e federatës për të anuluar menjëherë sezonin aktual, vendim për të cilin u kritikua nga UEFA.
Mirëpo, UEFA është rikthyer vetë te virologu belg dhe në rast se dëgjohet mendimi i tij, atëherë do të kemi vendim të njëjtë si në belgjikë edhe në kampionatet e tjera në vendet e Evropës.
“Të luash futboll në muajt e ardhshëm nuk është mund të konsiderohet si mundësi. Kam këshilluar UEFA-n dhe jam i bindur se tashmë e kanë kuptuar këtë gjë. Kam kuptuar nga klubet belge se duhen 3-4 javë stërvitje para se të rifillojnë të luajnë. Të luhet futboll përsëri këtë sezon nuk është e mundur. I thashë se nuk mund të fajësojnë Belgjikën pse mori vendim anulimi” u shpreh virologu për “Het Nieuwsblad”.