Belgut ia vjedhin biçikletën në Bruksel, përmes telefonit e gjen në Fier

29 tetor 2019 | 13:33

Një i ri nga Belgjika ka gjetur biçikletën e vjedhur në Shqipëri, falë funksionit “Find My Bike” në aplikacionin Cowboy. Ky aplikacion në Bruksel lëshoi ​​biçikletat e para elektrike vitin e kaluar, duke zhvilluar disa shërbime dixhitale, siç është aftësia për të ndezur dhe fikur biçikletën me aplikacionin e saj.

Ky aplikacion ka edhe një GPS të integruar me të cilin mund të gjurmojë biçikletat e pronarëve kudo që janë në botë.

I riu Denis Hacquin nuk ishte në dijeni se një pajisje gjurmuese ishte pjesë e biçikletës së tij, derisa ai papritmas mori një njoftim nga aplikacioni Cowboy.

Kisha humbur shpresat, por vetëm deri në momentin kur aplikacioni ‘Find My Bike’ papritmas sinjalizoi se biçikleta ime ishte në Budapest, dhe, jo shumë më vonë, në qytetin shqiptar të Fierit”, ka thënë ai për portalin belg, “Bruzz”.

Ai i është drejtuar për ndihmë edhe kryeministrit Rama, me një thirrje në rrjetet sociale.

@ediramaal Përshëndetje, unë po përpiqem të kërkoj ndihmë ose të lidhem me autoritetet për të rikuperuar një e-bike që mu vodh në Belgjikë dhe që ka vendndodhjen aktuale në Fier. Çdo lloj ndihme ose udhëzimi do të vlerësohej jashtëzakonisht shumë,”– i shkruante Hacqiun.

I irrituar pasi policisë shqiptare iu deshën dy javë për t’i rikthyer atij përgjigje pas raporteve për zbulimin e biçikletës, Hacquin iu drejtua me një thirrje vetë shqiptarëve, duke postuar në forumin online Reddit, për të cilin tha se i vuri gjërat në lëvizje.

Ai pranoi gati njëqind përgjigje nga anëtarët të gatshëm për ta ndihmuar atë të gjente dyrrotëshin e tij të vjedhur, përfshirë një përdorues që i rekomandoi të kontaktonte Ministrinë e Brendshme Shqiptare, gjë që e bëri.

“Unë e dërgova një e-mail dhe një ditë më pas ata gjetën biçikletën time. Biçikleta u gjet nga autoritetet në Fier falë aplikacionit “Find my bike” dhe me ndihmën e jashtëzakonshme të zv/ministres së brendshme Romina Kuko. Kjo e fundit ka qenë shumë ndihmuese dhe e përgjegjshme,” – tha ai.

E vetmja gjë që ka mbetur tashmë është transporti i mjetit në Belgjikë/Liberale

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Deloitte” në një publikim të fundit për Shqipërinë parashikon një…