Belica largohet nga Prishtina
21 qershor 2023
| 11:30
Edhe një tjetër futbollist është larguar nga skuadra e Prishtinës. Fjala është për mbrojtësin Egzon Belica. Klubi kryeqytetas e ka falënderuar 32-vjeçarin për kontributin e dhënë dhe i ka uruar suksese.
“FC Prishtina dhe mbrojtësi Egzon Belica e kanë ndërprerë bashkëpunimin pasi që lojtarit i ka përfunduar kontrata. 32-vjeçari i ardhur te skuadra jonë në shtator të vitit të kaluar, largohet nga Prishtina me një trofe, Kupën e Kosovës. Prishtina e falënderon Belicën për kontributin e dhënë për ekipin dhe i dëshiron suksese në vazhdim të karrierës”, thuhet në njoftimin e Prishtinës.