Belingham: Të dielën do të shkojmë dhëmbë për dhëmbë me Spanjën
Sulmuesi i Anglisë, Jude Bellingam, duke folur për “BBC Radio 5 Live” shprehu besimin që “Tre Luanët” do të kenë shanset e tyre për një triumf të mundshëm në finalen ndaj Spanjës.
“Jam vërtet krenar për djemtë. Reagimi, qëndrimi dhe mentaliteti. Cilësia është një gjë, por ato karakteristika nuk mund t’i mësoni në stërvitje. i merrni nga përvoja dhe njëri-tjetri. Tani kemi një ndeshje më shumë. Ne jemi të lodhur, ka qenë një sezon i gjatë, por kjo është një shtytje e fundit për vendin tonë dhe për historinë”, ka thënë ylli i Realit të Madridit, i cili luan shumë edhe për “Topin e Artë” në rast të një suksesi në Berlin të dielën.
“Goli i Watkins? I jemi me të vërtetë mirënjohës, sepse nuk jam i sigurt nëse kisha një tjetër 30-minutësh në këmbët e mia. Ai është heroi dhe na shpëtoi. Spanja është dukur e mrekullueshme, ata janë dukur shumë mirë në këtë Evropian. Tani ne do të ulemi dhe do të analizojmë se si ata luajnë për të kuptuar më mirë se çfarë duhet të bëjmë të dielën. Do të bëjmë analizën e duhur për këtë ndeshje. Është vetëm një ndeshje teke dhe gjithçka mund të ndodhë. Do të jetë interesante të shkojmë dhëmbë për dhëmbë me ta”, ka deklaruar Bellingham.