Bella dhe The Weeknd u shmangen paparacëve
21 nëntor 2018
| 11:48
Bella Hadid dhe The Weeknd thuhet se janë duke e ndarë bashkë një apartament në Tribeca të Manhattanit të cilin e paguajnë 60 mijë dollarë në muaj. Ndërkaq të hënën ata tentuan t’u shmangen paparacëve teksa dolën për kafe në Mollën e Madhe.
Që të dy ishin veshur në të zeza dhe ecnin rrugëve të Nju Jorkut, vend në të cilin duket se po jetojnë “përkohësisht”. Të dy ka muaj që janë kthyer në krahët e njëri-tjetrit pas ndarjes të cilën e kishin përjetuar vite më parë.