Bella dhe The Weeknd konfirmojnë se janë kthyer bashkë
04 qershor 2018
| 10:23
Modeluesja Bella Hadid dhe këngëtari The Weeknd kanë konfirmuar se janë kthyer sërish në krahët e njëri-tjetrit.
Dyshja kishin qenë në lidhje me njëri-tjetrin për 18 muaj, por kishin vendosur të ndahen në nëntor të vitit 2016. Ata u panë së bashku duke shëtitur në Paris këtë të enjte, ndërkaq ishin parë në shoqërinë e njëri-tjetrit edhe sivjet edhe në Kanë dhe Coachella.