Bella, Gigi e Kendalli shkëlqejnë në sfilatën e Ferrettit
21 shtator 2018
| 11:03
Ajo mahniti të gjithë në sfilatën e Burberryt në Londër në fillim të javës. E Kendall Jenner nuk po tregon shenja se e ka në plan të ndalet përderisa iu bashkua motrave bukuroshe Gigi e Bella për sfilatën e Alberta Ferrettit.
Koleksioni pranverë/verë 2019 i Ferrettit u shfaq ditën e mërkurë gjatë Javës së Modës në Milano. Supermodelueset treguan fizikun e tyre fantastik të veshura në fustane të errëta si dhe kombinime të dukjeve të thjeshta për daljet ditën.