Bella Hadid shpallet modelja më e mirë e vitit (FOTO)
Më 5 dhjetor u mbajt “British Fashion Awards 2022”, e cila u zhvillua në Royal Albert Hall. Lista e të ftuarve ishte e mbushur me yje dhe një grup të jashtëzakonshëm të të nominuarve.
E organizuar nga Jodie Turner-Smith, nata kishte për qëllim të bashkonte komunitetin krijues për të njohur ata që janë në fokus të ndryshimit dhe inovacionit.
Kategoritë përfshijnë ‘Stilistin/en e Vitit’, të cilën e zgjedhin për koleksionet inovative që kanë pasur një ndikim të dukshëm në industri, së bashku me ‘Modelin/en e Vitit’, që po ashtu ka arritur një ndikim global që përgjatë 12 muajve të fundit ka dominuar industrinë.
“Modelja e vitit” për këtë vit u shpall Bella Hadid, ndërsa me çmimin “Stilisti i Vitit” u nderua Pierpaolo Piccioloi. Ceremonia e këtij viti përfshiu gjithashtu 15 “Udhëheqës të Ndryshimit”, të cilët theksuan stilistët, markat dhe krijuesit që kanë bërë një ndryshim pozitiv brenda industrisë.
Rikujtojmë se, revista e njohur, GQ, ka shpallur së fundmi modelen Bella Hadid si personalitetin e njohur që ka më së shumti stil. Modelja u cilësua si një “mjeshtre e stilit” që di të kombinojë në mënyrë të përsosur rrobat që zakonisht vishen nga meshkujt.
Bukuroshja mbajti sfilata për shtëpi të shumta luksoze të modës, duke përfshirë Bvlgari, Balenciaga, Dior e Versace. Muajin e kaluar Hadid pati një performancë mbresëlënëse në një sfilatë në Paris. Rikujtojmë, se Bella u shpall gruaja më e bukur në botë në vitin 2019.