Bella Hadid u shpërndan ushqim njerëzve që s’kanë

27 dhjetor 2021 | 09:09

Bella Hadid e kaloi festën e saj të Krishtlindjeve duke ndihmuar familjet në nevojë.

Të dielën (26 dhjetor), supermodelja 25-vjeçare ndau një seri fotosh në të cilat shihej duke shpërndarë çanta me sende ushqimore dhe lodra në bankën ushqimore “Renell Medrano” në stadiumin Yankee të New York-ut.

“Krishtlindja ime perfekte”, ka shkruar Bella në mbishkrimin e postimit të saj në Instagram.

“Këto janë disa nga gjërat e mia të preferuara”, shtoi ajo së bashku me një emoji me zemër, shkruan DailyMail.

Foto: Bella Hadid/Instagram

Në foto, ylli i pasarelave ishte e veshur me një pulovër të kuqe poshtë një xhakete të zezë dhe një jelek të zi që kishte një copëz të madhe shumëngjyrëshe të qepur në anën e pasme si dhe detaje kamoshi ngjyrë kafe.

Ajo veshi një palë pantallona të lirshme dhe aksesorë me një palë vathë trekëndëshi floriri dhe e mbuloi fytyrën me një maskë të zezë.

Foto: Bella Hadid/Instagram

Bella kishte veshur gjithashtu byzylykë dhe unaza shumëngjyrëshe me rruaza së bashku me një byzylyk të trashë zinxhir ari.

Në foton e parë të postimit të saj, një koleg vullnetare u pa duke e përqafuar Bella-n teksa qëndronin përpara një tavoline të mbuluar me një mbulesë tavoline dhe qese plastike portokalli të mbushura me ushqim.

Foto: Bella Hadid/Instagram

Ylli i kopertinës së “Vogue” shtoi një foto në të cilën ajo dhe shoqja e saj shiheshin nga pas teksa qëndronin pas tavolinës.

Në një tjetër pozë, Bella shihet duke u përkulur mbi tavolinë për t’i dhënë dorë një djali të vogël që ishte ulur pranë qeseve me ushqime.

Foto: Bella Hadid/Instagram

Kujtojmë që Bella është e njohur për punën e saj filantropike dhe është e përfshirë në shumë bamirësi.

Në prill dhe maj 2020, modelja njoftoi se bëri donacione për bankat lokale të ushqimit në New York City dhe për Feeding America për të ndihmuar familjet që po luftojnë në mes të pandemisë COVID-19. /Telegrafi/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Jashtme ruse e ka pranuar se Sekretari i…