Bella Hadidi e feston ditëlindjen me fustan të markës “Dior”
13 tetor 2019
| 13:22
Bella Hadidi e ka festuar ditëlindjen e 23-të në një nga vendet më të njohura në Nju Jork, e veshur me një fustan të kohëve më të hershme me material kadifeje nga disenjatori John Galliano nga marka “Dior”.
Një fustan me dizajn të ngjashëm nga dekada e kaluar është aktualisht në shitje për çmimin prej 2 754 dollarësh.
Supermodeluesja e njohur e kishte kombinuar fustanin e ngushtë me ngjyrë të kuqe, rozë dhe të verdhë me një palë çizme, po ashtu retro nga “Paige” që kushtojnë 578 dollarë dhe një çantë të vogël.