Bella Hadidi, mahnitëse me fustan transparent (Foto)
27 shtator 2018
| 11:15
Bella Hadid pushtoi pasarelat nga Nju Jork në Milano. Supermodeluesja dukej mahnitëse derisa po largohej nga hoteli i saj në Paris mbrëmjen e së martës.
Mbretëresha e pasarelave mbante veshur një fustan të zi transparent që i vinte në pah trupin e saj të përkryer, shoqëruar me një çantë leopardi. Jo vetëm në pasarelë, por edhe në jetën e përditshme Bella di ta ndjekë trendin e veshjeve dhe të shkëlqejë.