Bella Hadidi merr vëmendjen e të gjithëve në Miami
09 dhjetor 2019
| 11:30
Ajo është e njohur për pamjen e përsosur dhe sensin elegant të stilit.
Ndaj dhe modeluesja Bella Hadid mori vëmendjen e të gjithëve kur mbërriti në një darkë në Beach Setai Miami me Kendall Jenner, gjatë Art Basel të enjten natën.
23-vjeçarja zgjodhi një fustan të zi mëndafshi për këtë paraqitje. Dizajni i tij shfaqte pjesën e shpinës duke i vënë në pah edhe format e saj të fizikut tërheqës.