Bella Hadidi prezanton trendin e ri të çizmeve
21 janar 2018
| 12:06
Bella Hadidi me këmbët e saj të gjata e të holla ka prezantuar trendin më të ri të çizmeve.
Ajo ndodhet në Paris për javën e modës, ndërkohë veç pasarelave ajo këtë herë kishte veshur një palë çizme të gjata deri te gjuri me motive florale dhe plastike.
Modeluesja 21-vjeçare kishte veshur një fustan të shkurtër për ta kombinuar më tej me çizmet.