Bellew: Joshua do ta mposht Furyn

02 mars 2020 | 12:17

Komentet për duelin e mundshëm mes Anthony Joshuas dhe Tyson Furyt nuk kanë të ndalur.

Disa fjalë për një duel të mundshëm mes Joshuas dhe Furyt ka thënë edhe  Tony Bellew, i cili sheh një favorit të pastër për këtë duel. Bellew beson se Joshua do ta mposhtë Furyn në duelin për unifikimin e titujve dhe për këtë ka edhe argumentet e tij. “Është duel i mrekullueshëm. Unë akoma besoj se stili bën të fitosh duelet. Unë mendoj se stili i AJ do të jetë ‘gabim’ për Tyson Fury”, ka thënë Bellew.

“Besoj këtë sepse Wilderi ka goditje më të fortë se AJ, por Wilder nuk është teknikisht i mirë për të vënë Furyn në pozitë të keqe, kjo është pse ai nuk mund ta lansonte goditjen. Anthony Joshua është teknikisht i mirë, flasim për një medalist të artë olimpik, që ka shpejtësi, atlet brilant, ai funksionon në mënyrën e duhur”, ka shtuar ish-boksieri britanik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në pajtim me Ligjin për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e…