Bellingham: E di që ka shumë negativitet, por ndjej se gjithçka është ndryshe në stadium
Pasi tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me një sezon marramendës te Real Madridit, tani fokusi i Jude Bellingham është totalisht te “Euro 2024”.
Përveç golit të shënuar ndaj Serbisë, talenti nuk arriti të ndikojë shumë në lojën e Anglisë, pavarësisht se kaluan në fazën e 1/8-ave. Në një situatë të tillë kritikat ndaj tij janë shtuar, por vetë Bellingham ndihet i qetë dhe këtë gjë e ka thënë edhe në prononcimin e dhënë për mediat në prag të ndeshjes ndaj Sllovakisë.
“Mund të luash në një nivel që nuk është më i miri, por gjëja më e rëndësishme është se kur vesh këtë emblemë dhe këtë fanellë, duhet që t’i përfaqësosh bashkëkombësit e tu dhe të mos dorëzohesh. E di që ka shumë negativitet jashtë fushës dhe stadiumeve, por gjithmonë ndjej se kur hyjmë në stadium është gjithçka ndryshe”, ka deklaruar Bellingham.