Bellingham fiton çmimin ‘Golden Boy’: Meritë e Ancelottit dhe fizioterapistit
Jude Bellingham është shpallur fituesi i padiskutueshëm i çmimit të përvitshëm, “Golden Boy” që akordohet nga “Tuttosport”, media torineze në Itali.
Britaniku në një intervistë ekskluzive për “Tuttosport”, thekson se ndjehet i nderuar për trofeun, aq më tepër kur shndërrohet në vetëm anglezin e tretë që e fiton këtë trofe pas Ronneyt dhe Sterling.
“Falënderoj të gjithë ata që më kanë votuar, i njoh mirë cilët janë fituesit e këtij trofeu prestigjioz që ndër të tjera ka lindur pikërisht në vitin 2003, atëherë kur kam lindur edhe unë. Jam anglezi i tretë që e fitoj pas një prej idhujve të mi si Rooney dhe pas Sterling që e fitoi kur ishte pjesë e Liverpoolit në vitin 2014. ‘Golden Boy’ është një trofe shumë i bukur. Merita për këtë trofe i shkon trajnerit Carlo Ancelotti, por edhe fizioterapistit. Ia dedikoj të gjithë shokëve dhe stafit të Real Madrid. Po ashtu edhe familjes sime”, u shpreh Bellingham.