Bellingham, lojtari i ndeshjes në Superkupë
15 gusht 2024
| 11:33
Jude Bellingham i Real Madridit, është shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes së Superkupës së Evropës. “Ai e shtyu përpara ekipin në pjesën e dytë duke fituar duele dhe ka bërë vrapime të mira para. Ai shfaqi përdorim të shkëlqyer të topit, bashkë me kualitetin e liderit.
Po ashtu dhuroi asistim në golin e dytë”, ka shkruar UEFA. Anglezi 21-vjeçar asistoi te goli i Kylian Mbappes, derisa ishte pjesë kryesore e aksionit edhe te goli i Federico Valverde.
🖼️ ¡Para enmarcar!
🖌️ @BellinghamJude#6SuperCups | #SuperCup pic.twitter.com/sC6PFgjg6G— Real Madrid C.F. (@realmadrid) August 14, 2024