Bellingham shënoi por gjyqtari kishte përfunduar ndeshjen
03 mars 2024
| 00:43
Valencia dhe Real Madrid kanë barazuar me shifrat 2 me 2. Ishte një ndeshje e shoqëruar me polemika dhe rivalitet, sidmos në fundin e saj.
Kur Real Madrid ishte në aksionin e fundit, gjyqtari kishte dhënë shenjë për fundin e ndeshjes, por Brahim Diaz nuk e dëgjoi dhe e dërgoi një top brenda zonës, nga i cili Bellingham e dërgoi topin në rrjetë, por që goli nuk vleu.
Në atë moment, shpërthyen protestat e mëdha nga futbollistët e Real Madridit dhe pati edhe kartona të kuq.
BELLINGHAM SCORED THE WINNING GOAL IN MINUTE 98 BUT THE REFEREE WHISTLED FOR FULL TIME WHEN HE PUT THE CROSS IN!
— Zack (@GoalsZack) March 2, 2024