Bellingham: Zhgënjyese që nuk ia dolëm të bëjmë histori
15 korrik 2024
| 10:43
Anglia pësoi humbje në finale të Kampionatit Evropian “Euro 2024” nga Spanja (2-1). Pas ndeshjes i zhgënjyer ishte Jude Bellingham, i cili ka thënë se janë munduar të bëjnë histori dhe t’i bëjnë njerëzit në Angli krenarë, por që nuk ja dolën.
“Ne nuk deshëm asgjë përveçse të bëjmë më shumë histori dhe t’i bëjmë njerëzit e Anglisë krenar, por nuk ia dolëm. Do ta analizojmë këtë, është një grup i ri”, ka thënë Bellingham.
“Është zhgënjyese sepse ne duhet të bëjmë më shumë, por janë disa gjëra që mund të nxjerrim nga kjo. Si skuadër, ne do të marrim gjërat pozitive dhe negative dhe duhet të gjejmë një mënyrë për të fituar”, ka shtuar Bellingham.