Bellinghami krahasohet me Zidanen
Michael Owen beson se Jude Bellingham ka potencialin të jetë më i mirë se Zinedine Zidane pas fillimit të tij të jashtëzakonshëm në Real Madrid.
Mesfushori anglez ka vazhduar të shkëlqej me një tjetër gol për gjigantët spanjollë në fitoren 2-1 të Ligës së Kampionëve ndaj Bragas.
Reprezentuesi anglez tani ka shënuar 11 gola në 12 paraqitje për skuadrën e La Ligës dhe forma e tij si për klubin ashtu edhe për kombëtaren e ka bërë që ish-sulmuesi i “Tre Luanëve”, Owen ta krahasojë atë me fituesin e Kupës së Botës të Francës, Zidane, i cili është, me siguri, një nga mesfushorët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. “Bellingham ka potencial për të qenë po aq i mirë, nëse jo më i mirë, se Zidane. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm tashmë. Por ai është padyshim emocionues dhe premtues, ai ka një qëndrim të shkëlqyeshëm dhe nuk mund ta shoh se ku mund të arrijë në jetë për shkak të mentalitetit të tij. Ai ka potencialin të jetë atje lart me të mëdhenjtë, por me të vërtetë është potencial, ai ka fituar shumë pak deri tani. Pra, të gjithë po flasim për potencialin”, ka thënë Owen.
20-vjeçari ka qenë një nga nënshkrimet e sezonit që nga transferimi i tij prej 89 milionë funte nga Borussia Dortmund në fillim të kësaj verë.