Bellinghami, lojtari i muajit gusht në La Liga

31 gusht 2023 | 11:30

Ylli i ri i Real Madridit, Jude Bellingham po shkëlqen për “Mbretërit”.

Jude aktualisht është lojtari kyç i Real Madridit, duke shënuar katër herë në tri ndeshje.

Në ndeshjen hapëse të këtij sezoni për “Los Blancos” ai gjeti golin, pasi realizoi në minutën e 36-të në fitoren 2:0 ndaj Athletic Bilbao. Me formë të mirë anglezi vazhdoi edhe në xhiron e dytë. Me dy-golshin e tij vulosi fitoren 3-1 ndaj Almerias.

Ndërsa në ndeshjen e tretë të këtij muaji ishte vendimtar, duke shënuar golin e vetëm dhe të fitores 1-0 ndaj Celta Vigo. Paraqitja e tij e mbresëlënëse në gusht bëri që ai të zgjidhet lojtari më i mirë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka shkruar…