Bellinghami suspendohet me dy ndeshje për fyerjet që ia bëri gjyqtarit
06 mars 2024
| 13:27
Jude Bellingham është suspenduar me dy ndeshje në La Liga. Vendimi është marrë të mërkurën pas situatës së krijuar në fund të ndeshjes mes Valencias dhe Real Madridit. Lajmin e ka bërë të ditur gazetari sportiv italian, Fabrizio Romano.
Ky vendim lidhet me reagimin e yllit anglez kur nuk iu pranua goli në minutat shtesë pasi gjyqtari e kreu lojën derisa Brahim Diaz po harkonte në drejtim të tij.
Ish-futbollisti i Borussia Dortmundit e fyeu gjyqtarin, duke i bërtitur atij dhe duke protestuar për golin që ia anuloi. Ky vendim i gjyqtarit u konsiderua si skandaloz pas lojës.