Belotti largohet nga Torino, kërkohet nga Fiorentina dhe Monza
14 qershor 2022
| 10:58
Andrea Belotti nuk do të vijojë të jetë më pjesë e Torinos duke filluar nga sezoni i ardhshëm.
Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “TuttoSport”, kapiteni granata i ka komunikuar shokëve të skuadrës vendimin për të lënë ekipin e Torinos.
Sulmuesi 28-vjeçar është në skadencë kontrate më 30 qershor dhe pritet të shpallë “divorcin” me torinezët pas 7 sezonesh.
Kanë filluar sondazhet e para për të, ku kampionin e Evropës me Italinë e kërkojnë Fiorentina dhe e sapo ngjitura në Serinë A, Monza e Silvio Berluskonit dhe e Adriano Galianit.
Në sezonin që përfundoi me fanellën e Torinos në Serinë A, “gjeli” Beloti u aktivizua në 22 ndeshje ku shënoi 8 gola dhe dhuroi gjithashtu dhe 1 asistim.