Belul Beqaj thotë se PDK-ja do të duhej ta përkrahte mocionin e LV-së
11 gusht 2020
| 17:48
Politologu Belul Beqaj, ka vlerësuar se PDK-ja do të duhej ta përkrahte mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Hoti, i cili është iniciuar nga Lëvizja Vetëvendosje.
“Nëse PDK-ja nuk e sheh ‘malin prej drumit’ nuk do ta mbështetë mocionin, por nëse lidershipi mendon për vizionin e partisë, atëherë ky do të ishte investim më serioz për të ardhmen e PDK-së, me kusht që në ndërkohë të kryhet një reformë e brendshme kadrovike kualitative duke ruajtur kontinuitetin e themeluesve por në duhmën e kërkesave të reja të rrethanave politike”, ka thënë Beqaj për “Epokën e re”.