Bëmë mirë që i vendosëm anëtarët e rinj në ndërmarrje publike

17 maj 2020 | 09:18

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i ka komentuar akuzat e partive opozitare, të shoqërisë civile dhe të analistëve politikë për vendosjen e anëtarëve dhe të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje nëpër bordet e ndërmarrjeve publike. Kurti ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se qeveria e tij “ka bërë mirë” që njerëzit e Vetëvendosjes i ka emëruar aty.

Ai ka theksuar se kishin dy opsione: të vendosnin disa njerëz të LV-së në borde, ose të mos bënin asgjë për disa javë. “Midis asaj se a të ecim përpara, e mes 39 anëtarëve t’i kemi katër nga LV-ja, apo të mbesim me javë të tëra pa bërë asgjë në këto ndërmarrje, 14 prej 17 të cilave veprojnë me humbje, kemi vendosur për këtë, dhe mendoj se kemi bërë mirë”, është shprehur ai. Kurti ka theksuar se bëhet fjalë për emërime të përkohshme, dhe se anëtarët e tashëm do të zëvendësohen përmes konkurseve.

 

(B. D.: ‘Epoka e re’)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga nesër orari i qarkullimit të qytetarëve do të ndryshojë.…