Ben Affleck i del në mbrojtje Jennifer Lopezit në Itali, fansi i afrohet shumë këngëtares
12 shtator 2021
| 15:13
Të jesh person i famshëm, nuk është lehtë e përballueshme pasi duhet të përballesh me situata të sikletshme.
Në një situatë të sikletshme është ndodhur edhe këngëtarja e aktorja e njohur, Jennifer Lopez, transmeton Indeksonline.
Ajo së bashku me të dashurin e saj, aktorin, Ben Affleck në aeroportin e Venecias në Itali janë përballur me një fans që tentoi t’i afrohej shumë këngëtares.
Por, Affleck reagoi shpejtë dhe nuk e lejoi atë që t’i afrohet të dashurës së tij. Pastaj sigurimi e largoi fansin.
Për më shumë shikojeni videon: