Ben Affleck nuk heq dorë nga vesi, Jennifer Lopez në “ankth”

20 nëntor 2023 | 11:02

Sado që Jennifer Lopez është munduar, Ben Affleck nuk ka mundur t’i japë fund varësisë së tij ndaj duhanit.

Thuhet se JLo është në ankth që bashkëshorti nuk po e heq këtë zakon, por mesa duket ky i fundit nuk e ka ndërmend këtë gjë.

Edhe pse në të kaluarën, Affleck ka shprehur dëshirën e tij për të lënë duhanin, disa foto të reja tregojnë se ende tymos.

Kjo situatë mund të krijojë tension mes çiftit, siç ka ndodhur me aspekte të tjera të jetës së tyre të përditshme, pasi në raste të tjera ata janë parë të mërzitur apo duke u grindur. Hera e fundit që i solli në vëmendje të mediave ka qenë takimi i Ben me ish-gruan, teksa fansat kanë vënë re lumturinë e tij, gjendje që sipas tyre nuk e kanë parë kur ai është me JLo-në.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjermania ka nevojë urgjente për punëtorë të kualifikuar nga jashtë.…