Ben Affleck shfaqet i dëshpëruar dhe në gjendje jo të mirë pas thashethemeve për ndarje nga Jennifer Lopez
Ndërsa përballet me probleme serioze martesore, Ben Affleck vazhdon të shfaqet i vetmuar.
Fituesi i çmimit ‘Oscar’, 51 vjeç, veshi një pallto sportive ngjyrë bezhë të hënën teksa doli për të festuar diplomimin e vajzës Violet në Los Angeles.
Përfundi xhaketës ka te veshur një këmishë të bardhë, xhinse e çizme lëkure të errëta.
Ndërsa Lopez qëndron në rezidencën e tyre prej 60 milionë dollarësh në Bel Air, Affleck po jeton në një shtëpi me qira mujore prej 100 mijë dollarësh, e cila është vetëm pak larg nga shtëpia e ish Garnerit në Brentwood.
Ai dhe Garner, 52 vjeçe, ishin të martuar nga viti 2005 deri në vitin 2018, dhe ata ndajnë Violet, Fin, 15 dhe Samuel 12 vjeç.
Ylli u pa pa unazën e tij të martesës javën e kaluar mes aludimeve se është ndarë nga aktorja e “Hustlers”.
Raportimet për problemet martesore të Affleck dhe Lopez filluan të qarkullojnë javën e kaluar pasi dyshja nuk ishin parë së bashku që nga fundi i marsit.
Sidoqoftë, një deklaratë zyrtare akoma nuk është bërë nga vet dyshja e famshme.