Ben Affleck shihet i mërzitur në veturën e tij pas ndarjes nga Jennifer Lopez
Ben Affleck dukej i tensionuar në zyrë në mes të thashethemeve për divorcin me Jennifer Lopez dhe romancën me Kick Kennedy.
Fituesi i çmimit “Oscar”, 52 vjeç, u shfaq i tensionuar ndërsa arriti në zyrën e tij në Los Angeles të mërkurën, në mes të divorcit të tij nga Jennifer Lopez dhe romancës së re të përfolur me Kick Kennedy.
Aktori i njohur për stilin e tij të hijshëm, ishte i veshur me një kostum të kaltër dhe një këmishë të bardhë, të kombinuara me syze dielli, shkruan DailyMail.
Ndërsa po hynte në parkim, ai tregoi dorën e tij pa unazë në gisht, ndërkohë që spekulimet rreth jetës së tij personale vazhdojnë të përhapen. Ai kishte gjithashtu një mjekër të lehtë dhe dukej i menduar.
Kjo vjen pasi Lopez, 55 vjeçe, është raportuar se ndihet e lehtësuar pas marrjes së hapit zyrtar për t’i dhënë fund martesës së tyre, në përvjetorin e dytë të dasmës së tyre në Georgia.
Në mes të lajmeve për divorcin e tij, Ben është parë kohët e fundit duke kaluar kohë me vajzën e RFK Jr., Kick Kennedy. Sipas burimeve, ata kanë pasur një aferë të shkurtër para se të rikthehej me Lopez.
Burime të brendshme kanë thënë për DailyMail se Kick dhe Ben po kalojnë kohë së bashku, por shkrimtarja po qëndron në heshtje për lidhjen e tyre sepse nuk dëshiron të shihet si një ‘dashnore’.
Burimi shtoi se romanca e tyre nuk ka ndodhur kurrë gjatë kohës që aktori ishte i martuar me Jennifer. Ndërkohë, Lopez po përpiqet të bëjë më të mirën që mundet, edhe pse nuk dëshironte një divorc nga aktori.
Jennifer dhe Ben u martuan në një ceremoni intime më 16 korrik 2022, por më vonë u lidhën përsëri në një ceremoni të dytë për familjen dhe miqtë në pronën e Ben në South Carolina më 20 gusht 2022 – dy vjet përpara se J-Lo të aplikonte për divorc.
Ata patën gjithashtu një fejesë në fund të vitit 2002, por u ndanë një vit më pas dhe i dhanë fund përfundimisht marrëdhënies së tyre në vitin 2004.