
Ben Affleck tregon se përse shfaqet shpesh nervoz në publik: Do të doja të kisha një jetë më private
Gjatë një paraqitjeje në podcast-in “This Past Weekend”, Ben Affleck, zbuloi pse nuk i pëlqen gjithmonë të jetë në qendër të vëmendjes dhe pse shfaqet nervoz në shumicën e fotove.
Siç e shpjegoi ai, nuk i pëlqen të marrë pjesë në evente të mëdha shoqërore dhe nuk del shumë.
“Jam mjaft i turpshëm, nuk më pëlqen të jem para kamerave”, tha Affleck, duke deklaruar se sheh një ndryshim midis të bërit filma dhe të bërit foto nga paparacët.
“Kur bëhet fjalë për jetën time jashtë aktrimit, nuk dua që njerëzit të më shohin duke ecur me bluzë ose të brendshme. Do të doja që jeta ime private të ishte edhe më private. Nuk e di sa njerëz duan që publiku të analizojë çdo lëvizje të tyre, por unë e dua aktrimin”, tha ai.
Paraqitja e tij në podcast-in e përmendur ka deri në 2.7 milionë shikime si dhe pothuajse 10 mijë komente.
Shumë fansa në komente mbështetën nevojën e Affleck për të mos u ekspozuar shumë ndaj publikut, kështu që shkruan, ndër të tjera: “Kjo ishte e zgjuar nga ana e tij”, “Media e ka ngacmuar atë për vite me radhë, dhe kjo e tregon atë si një person normal”, “Affleck është modest, na duhen më shumë personazhe të famshëm si ky”, “Nuk ka shumë njerëz si ai në Hollywood”.