Ben Afflecku ia realizon dëshirën 11-vjeçarit me kancer
09 prill 2018
| 11:46
Javën që lamë pas Ben Afflecku ka befasuar një 11-vjeçar me emrin Mukuta, i cili aktualisht po lufton me sëmundjen e kancerit.
Derisa fëmija po trajtohej në Hospice Atlanta, ai shprehi dashurinë e tij për Batman. Si rezultat, stafi mendoi diçka për ta befasuar. Aktori mori pushim nga xhirimet e filmit të tij të ri në Hawaii për të folur me Mukuta. “Një ditë e paharrueshme për Mukuta, i cili është një fans i madh i Batmanit”, ka shkruar qendra e spitalit në llogarinë zyrtare në “Twitter”.